Kompjuteri Personal


Kompjuteri është pajisje elektronike i cili përdoret për përpunim të të dhënave sipas procedurave strikt të caktuara. Në gjuhën angleze fjala computer në fillim është aplikuar për njerëzit të punësuar që të kryejnë përllogaritje aritmetikore, me ose pa pajisje ndihmëse për llogaritje, e më vonë është përdorur edhe për vet makinat llogaritëse.

S'pari, përpunimi i informacioneve në kompjuterë ishte i kufizuar kryesisht në operacione aritmetike, por kompjuterët bashkëkohor përdoren për shumë detyra jo matematikore. Ky definicion përfshin shumë pajisje mekanike duke filluar nga abakusi e këndej, si dhe të gjithë kompjuterët bashkëkohor elektronik.

Kompjuteri i parë elektronik është ndërtuar në mes viteve 1940 dhe 1945 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta kompjuterë ishin me dimensione sa një dhomë, konsumonin shumë energji sa disa qindra kompjuter personal modern (PC). Këta kompjuterë përdoreshin për nevoja ushtarake.

Kompjuteri personal
Fig.1 Kompjuteri Personal